Hapoel Beer Sheva/Dimona ka kaluar në finale të Ligës së Ballkanike.
Skuadra izraelite mposhti sot Milenijum Kodion në gjysmëfinale të “Final 4” të kësaj lige.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” përfundoi me rezultatin 123:72.
Në triumfin e Hapoelit u dalluan Ron Zipper me 21 pikë dhe David Efianayi me 20 sosh.
Te skuadra nga Mali i Zi u dallua Aleksa Mandiq me 24 pikë.
Hapoel Beer Sheva/Dimona në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes skuadrës nikoqire të “Final 4”, Beroe, dhe skuadrës së vetëm nga Kosova, Peja.
Kujtojmë se finalja e Ligës Ballkanike do të zhvillohet të dielën, ashtu si edhe ndeshja për vendin e tretë..