Euroliga ka shqiptuar dënimet për akterët e rrahjes në Madrid, në ndeshjen Real Madridi – Partizani i Beogradit.
Basketbollistët e Partizanit si Kevin Punter dënohet me 2 ndeshje, Mathias Lessort me 1 ndeshje.
Të Real Madridit Guerschon Yabusele dënohet me 5 ndeshje e Gabriel Deck me 1 ndeshje.
Të dy klubet duhet të paguajnë nga 50 mijë euro secili dhe asnjëra skuadër nuk ka të drejtë ankimimi.
Ndeshja e tretë në program është të martën më 2 maj në “Beograd Arena”.