Briant Dunston, ish- basketbollisti i Olimpiakos, ka qenë me fat nga një aksident tepër i frikshëm automobilistik në të cilin u përfshi.
Brian u plagos nga një kontenjer që i ra në makinë në rrugët e Stambollit, por e rëndësishmë është se ai shpëtoi për mrekulli.
Kamioni që ndodhej përpara makinës së Dunston, goditi një tunel, pasi lartësia e kamionit ishte më e lartë tuneli dhe nuk mund të kalonte kontejnerin, duke bërë që objekti në fjalë të binte në makinën që ndodhej basketbollisti.
Bryant Dunston u dërgua në spital duke marrë kështu ndihmën e parë.
Siç raporton “gazzetta.gr”, sipas gazetarit Ismael Senol, ai i ka shpëtuar rrezikut për mrekulli. Sipas mediave turke, kapiteni i Efes ka mbetur i plagosur në trup, teksa është duke u ekzaminuar tërësisht.