Flamurtari kampion në basketboll për femra 77-66 ndaj Partizanit në finale e tretë play off, ndeshje e luajtur në qytetin e Vlorës.
Një fitore që afron skuadrën e Flamurtarit me titullin kampion, pasi vlonjatet udhëheqin 2-1 serinë e ndeshjeve dhe janë një fitore larg titullit.
Kjo sfidë ishte e ekuilibruar në pjesën e parë, me shumë barazime dhe me një avantazh të lehtë për vendaset, që udhëheqin 37-34 në mbyllje të 20 minutave të para.
Shkëputja e Flamurtari vjen në periodën e tretë, ku verndaset janë më të sakta në gjuajtje e dominojnë në fushë.
Perioda e tretë mbyllet 61-47 për Flamurtarin, që e administron mjaft mirë epërsinë deri në fund, duke mos lejuar kryeqytetaset të rikuperojnë.
Kështu, Flamurtari fiton 77-66 dhe feston këtë triumf para tifozëve të tij. Deri më tani faktori fushë është vendimtar, pasi ekipet kanë fituar takimet në fushën e tyre.
Për vendaset u dalluan Omerbasic me 22 pikë e 15 rebound, Benally me 22 pikë e Jacobson me 19 pikë, një trio që bëri diferencën në parket. Për Partizanin, lojtarja më e mirë ishte Bannister me 21 pikë. Ndeshja e radhës do të luhet pas tri ditësh në kryeqytet.
Play off-Femra
Nd.1, Flamurtari – Partizani, 73-58
Nd.2, Partizani – Flamurtari, 73-59
Nd.3, Flamurtari – Partizani, 77-66
Nd.4, Partizani – Flamurtari