Trepça kualifikohet në finale të Kampionatit të Kosovës, ku do të takohen me Pejën.
Trepça ka shënuar fitore me rezultat 77:74 (17:4, 22.27, 18:19, 20:24) ndaj Sigal Prishtinës.
Ndeshje për t’u mbajtur mend mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në pranie e më së 2,500 shikuesve.
Është interesant çereku parë, Sigal Prishtina ka çuditur të gjithë, duke shënuar vetëm 2 pikë. Trepça udhëhiqte me 13 pikë (2:15) në minutën e 9-të.
Çereku i parë pothuajse edhe bëri sado kudo diferencën dhe i dha shpirt lojës së “xehetarëve.
Me kalimin e minutave, bardhekaltrit këndellen duke u afruar në rezultat.
Në minutën e 25-të, rezultati ngushtohet në tre pikë (42:45) pas pikëve të Dardan Berishës.
Megjithatë Trepça e zgjuar luante me kujdes dhe në mnutën e30-të, rezultat shënonte në semafor 50:57.
Çudia e Trepçës është se deri në minutën e 39-të ka udhëhequr, asnjëherë Prishtina nuk e kishte barazuar dhe as kaluar në epërsi.
36 sekondat e fundit të sfidës, bardhekaltrit për herë të parë kalojnë në epërsi me 74:73 duke iu falënderuar trepikëshit të Dardan Berishës.
Në sekondat e fundit Trepça më e përqendruar e me meritë triumfion 77:74 dhe kualifikohen në finale, duke e fituar serinë e gjysmëfinaleve në seri të fitoreve me 3:2 ndaj Prishtinës.
Në efikasit të Ptrishtina janë Dustin Thomas me 19 pikë e Dardan Berisha me 15, ndërsa te Trepça është Will Daniels me 24 pikë e Jamel Artis me 16.