Trepça e siguroi këtë të diel kalimin për në finale të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.
Trepça eliminoi Sigal Prishtinën duke triumfuar 3:2 në serinë gjysmëfinale.
Trajneri i Trepçës, Engin Gençoglu, pas ndeshjes tha se ai i mban premtimet, duke iu referuar deklaratës së mëhershme, kur kishte thënë se do të triumfonin në Prishtinë,
“Unë i mbaj premtimet e mia.
Kemi fituar kupën, jemi në finale dhe do të bëhemi kampion pas 11 vjetësh.
Unë flas gjithnjë kështu. Flas kështu nëse kam ekipin e mirë, qytetin e mirë.
Kemi treguar karakter.
Mbetëm pa dy lojtarët e gjatë, por luajtëm lojën tonë. Në fund të lojës ishim të fokusuar dhe luajtëm me disiplinë”, tha trajneri turk pas ndeshjes.
Tutje, Gençoglu tha se kjo fitore i dedikohet nënës se Drilon Hajrizit, i cili u fye edhe sot nga prishtinasit.
“Ia dedikoj fitoren nënës Sadete, duart e të cilës i puth fort”, ka deklaruar Gençoglu.
Kujtojmë se Trepça në finale do të përballet me Pejën.