Fituesi i titullit kampion në basketboll për meshkuj do të vendoset në finalen e pestë.
Tirana fitoi 82 me 66 takimin me Besëlidhjen të hënën në sallën sportive “Feti Borova”, duke e barazuar në 2 – 2 takimet mes tyre.
Pavarësisht rezultatit përfundimtar, ishte një sfidë e luftuar ku bardheblutë u shfaqën më të vendosur, veçanërisht në minutat e fundit të lojës.
Tirana kërkon titullin e 21 kampion, ndërsa Besëlidhja të parin.