Denver udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinale ndaj Phoenix në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 97-87 arritur sot në fushën e tij. Një ndeshje ku skuadrat mbrojën mirë, por kjo nuk pengoi vendasit të kenë kontrollin e lojës e të fitojnë.
Nikola Jokic me 39 pikë e 16 reboundishte më i miri në fushë për Denver, ndërsa për Phoenix nuk mjaftuan 35 pikët e Booker dhe 24 të Durant.
Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Philadelphia befasoi Boston, duke fituar 119-115 në gjysmëfinalen e parë jashtë fushe.
Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për miqtë shkëlqeu James Harden, autor i 45 pikëve.
“Mjekra” befasoi të gjithë me paraqitjen e tij, mbështetur edhe nga Maxey me 26 pikë, ndërkohë që mungon Embiid i dëmtuar. Për Boston Tatum realizoi 39 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.
Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale
Boston – Philadelphia, 115-119 (0-1)
New York – Miami, (0-1)
Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale
Denver – Phoenix, 97-87 (2-0)
Golden State – Lakers