Joel Embiid i Filadelfia 76ers fitoi mbrëmë çmimin “Most Valuable Player” (Lojtari më i Vlefshëm i Sezonit) duke lënë pas basketbollistë si Nikola Jokiç i Denver Nuggets dhe Giannis Antetokounmpo i Miluoki Bucks.
Për qendrën e Sixers ky ishte vlerësimi më i madh që ka marrë në nivel personal.
Joel Embiid u prek teksa mësoi se ishte ai lojtari më i votuar si “MVP”.
Ai ndoqi ceremoninë e NBA së bashku me shokët e skuadrës në hollin e hotelit në Boston, ku aktualisht Filadelfia ndodhet pasi sot në orën 02:00 të mëngjesit do të luajë takimin e dytë me ekipin e Celtics.
Duel ky që vlen një vend në finalen e Konferencës të Lindjes.
Për herë të parë, në vitin e tij të 20 në NBA, LeBron James nuk mori asnjë votë për çmimin “MVP”.
Sezoni i rregullt për yllin e Lakers ka qenë mjaft i vështirë pasi kaloi disa probleme fizike, të cilat e detyruan që të mungonte në shumë takime.