Real Madridi ka dëshmuar fuqinë si ekip dhe e ka gjunjëzuar (85:78) sërish Partizanin në Beograd, në kuadër të ndeshjes së katërt çerekfinale të play-off-it të Euroligës.
Real Madridi i jep edhe një goditje të rëndë Partizanit në Beograd, duke u barazuar në seri të fitoreve 2:2.
Trajneri i Realit, Chus Mateo, është shprehur i kënaqur pas fitores në Beograd.
"Duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër.
E di që ndeshja tjetër do të jetë e njëjtë.
Duhet t’i sanojmë disa dëmtime të lojtarëve.
Kemi fituar dy ndeshje, ne duhet të mendojmë se çfarë do të vijë”, tha mes të tjera Mateo.