Peja ka shënuar fitore të thellë 107:79 (32:14, 25:18, 24:24, 26:23) ndaj Trepçës, në takimin e dytë të finales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës.
Në minutën e 3-të, Peja avancoi me 13:0, pastaj me 20:2 dhe duke thelluar atë deri në 25 pikë (57:32) në minutën e 20-të.
Pejanët treguan lojë fantastike para rreth 2500 shikuesve në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë.
Në minutën e 33-të, 27 pikë epërsi (87:60) për pejanët dhe gjithçka dihej sa i përket fituesit.
Mitrovicasit zhgënjyen me lojë e rezultat dhe as laiku më i madh nuk e ka pritur këtë humbje me kaq shumë diferencë në Pejë.
Jalen Tate 22 pikë, Larry Thomas 18. Arti Hajdari 18, Alban Veseli 16, janë më efikasit të Peja dhe Jamal Artis e Kendrick Brown e 12 pikë më efikasit të Trepçës.