Phoenixi e ka fituar duelin e katërt gjysmëfinal të Konferencës ndaj Denverit, për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2.
Suns triumfuan me rezultat 129:124 (32:34, 31:27, 35:31 e 31:32), në një ndeshje mjaft interesante dhe të nivelizuar deri në fund, e cila u zhvillua në “Footprint Center”.
Kevin Durant dhe Devin Booker ishin më të mirët tek Phoenixi me nga 36 pikë të realizuara.
Kurse, Denverit nuk i mjaftuan 53 pikët e Nikola Jokic, derisa lojë të mirë shfaqi edhe Jamal Murray, që i shënoi 28 pikë.
Loja e pestë do të jetë vendimtare për ta përcaktuar finalistin e Konferencës.