Ish basketbollisti i mirënjohur Kosovës, Besim Maxhuni, ka vazhduar edhe për një vit tjetër kontratën si kryetrajner me klubin finlandez, Raiders Basket.
“Raiders ka përparuar sezon pas sezoni nën drejtimin e Maxhunit, duke shkuar dy sezone radhazi në play-off të divizionit 1A për meshkuj.
Maxhuni ka një karrierë të gjerë si trajner, mbahet mend edhe nga vitet e mëparshme në Jarvenpaa”, njofton mes të tjera faqja e klubit.
“Kemi luajtur një pranverë të mrekullueshme dhe ia dolëm deri në play-off dhe fitoren e parë të Play-off-it në divizionin 1A në historinë e klubit”, - ka komentuar Maxhuni.