Los Angeles Lakers ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të play-offit në NBA.
Ekipi i udhëhequr nga LeBron James triumfoi 122:101 ndaj Golden State Warriors, për ta arritur fitoren e katërt, krahas dy të “Luftëtarëve”.
Në gjysmëfinale, Lakersat do të përballen me Denver Nuggets.
Kualifikimin në gjysmëfinale e siguroi edhe Miami Heat, që mundi 96:92 New York Knicks.
Në gjysmëfinale, Miami e prêt fituesin e përballjes Boston Celtics-Philadelphia.