Peja ka shënuar fitore me rezultat 87:83 (30:26, 23:22, 18:17, 16:18) në ndeshjen e katërt finale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbi 3.000 mijë shikues në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, panë një finish dramatik e për infarkt, por pejanët u treguan me të përqendruan dhe ngadhënjyen me meritë.
Peja barazohet në seri të fitoreve me rezultat 2:2 me mitrovicasit.
Në çerekun e parë pejanët e filluan furishëm madje avancuan edhe me 11 pikë (22.11),por mitrovicasit gradualisht afrohen në rezultat dhe e ngushtojnë atë në 30;26 në minutën e 10-të.
Çereku i dytë me rivalitet të madh dhe mitrovicasit në një moment afrohen edhe në pikë për të përfunduar 20 minutat e parë me rezultat 43:38 në të mirë të Pejës.
Në minutën e 29-të Peja shkëputet më 6 pikë epërsi (71:65) ndaj mitrovicasve.
Në minutën e 33-të, rezultati ngushtohet në vetëm dy pikë (74:72) dhe më pas barazohet në 74:74.
Në minutën e 34-të, Alban Veseli me treshe kalon epërsi pjesën me rezultat 77:74.
Në minutën e 36-të, epërsia e parë e mitrovicasve (77:78).
Në minutën e 38-të, Jalen Tate me një treshe e kthen epërsinë (82:80) e Pejës dhe anë anën tjetër presin.
Erjon Kastrati me një treshe ngushton rezultatin në 84:83 por Arti Hajdari me dy gjuajtje të lira nuk iu dridh dora duke shënuar për 86:83.
Trepça mbetet e hendikepuar pa Hajrizin pasi që dy minuta pa përfunduar sfida u ndëshkua me pesë gabime personale.
Peja ngadhënjeu me rezultat 87:83 ndaj Trepçës dhe kampioni vendoset në Mitrovicë.
Basketbollisti Jalen Tate me 27 pikë, së bashku me Brad Waldow 14 e Alban Veseli me 13, janë më efikasit në radhët e Pejës.
Drilon Hajrizi më i shquar në petkun e Trepçës, me gjithsej 24 pikë.