Vijon numërimi mbrapsht për fillimin e Kupës së Botës në Basketboll (25/8-10/9) që do të organizohet nga Filipinet, Indonezia dhe Japonia.
Greqia është në Grupin 3 së bashku me SHBA-në, Jordaninë dhe Zelandën e Re dhe janë favoritë për t’u kualifikuar.
FIBA ka shpallur sot oraret e ndeshjeve dhe Greqia do t’i luajë dy nga tre ndeshjet e saj në mesditë.
Kombëtarja greke ndeshjen e parë në grup do ta luajë kundër Jordanisë (26/8) në orën 11:45, ndërsa dy ndeshjet e ardhshme, kundër SHBA-së (28/8) dhe Zelandës së Re (30/8) do të nisin nga ora 15:00: 40.
Programi i kombëtares greke
E shtunë, 26 gusht
Jordani – Greqi 11:45
SHBA – Zelanda e Re 15:40
E hënë 28 gusht
Zelanda e Re – Jordani 11:45
Greqi – SHBA 15:40
E mërkurë 30 gusht
SHBA – Jordani 11:40
Greqi – Zelanda e Re 15:40