Peja është kampion i ri i Kosovës.
Pejanët shënuan fitore me rezultat 93:91 (21:17, 15:17, 22:24, 19:19 – 16:14) ndaj Trepçës, në finalen e pestë të play - off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Peja në seri të fitoreve ka trimfuar me reultat 3:2.
Çereku i parë ka përfunduar në të mirë të pejanëve me rezultat 17:21.
Megjithatë mitrovicasit në çerekun e dytë ngushtuan rezultatin në 2 pikë (34:36) në minutën e 20-të.
Në minutën e 25-të, Peja ka avancuar me tetë pikë (41:49) por me kalimin e kohës mitrovicasit e ngushtojnë rezultatin në 53:56 në minutën e 28-të.
Në minutën e 29-të, Tmushiq shënon për tre pikë dhe ngushton rezultatin në 56:57.
Në minutën e 30-të, rezultati barazohet 58:58.
Dy treshe në minutën 31-të, Alban Veseli për Pejën dhe Drilon Hajrizi për Trepçën rezultati 61:61.
Në minutën e 33-të, Arti Hajdari me një treshe barazon rezultatin 64:64, por edhe Tmushiq i Trepçës shënon treshe për 67:64.
Në minutën e 37-të, rezultati 69:69, presion ishte i madh të të dy skuadrat.
Basketbollisti David Joseph 45 sekonda para përfundimit të takimit, shënon tre pikë për Pejën dhe për rezultatin 73:76.
Në sekondën e fundit, mitrovicasit barazuar rezultatin 77:77.
Ndeshja shkoi në vazhdime 5 minuta dhe u karakterizua me rivalitet të madh, ku kënaqi mbi 3 mijë shikues në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
17 sekonda pa përfunduar pjesa e vazhdimit, Peja ka avancuar me 91:89, por barazohet me rezultat 91:91.
Peja fiton me rezultat 93:91 1 sekondë pa përfunduar finalja.
Bradley Waldow ishte më i merituari për këtë sukses të Pejës, pasi ndeshjen e mbylli prej 20 pikëve, pastaj Devoe Joseph që pati 21 pikë e Jalen Tate me 20 pikë.
Te Trepça, më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, i përcjell nga Will Daniels me 17 e Mikaile Tmushiq me 15 sosh.