Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, që është zgjedhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.
“Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është zgjedhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës, në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur sot në Mynih të Gjermanisë.
KOK përgëzon Fetahun dhe FBK-në për arritjen, duke konsideruar se emërimi i tij është arritje jo vetëm e basketbollit në Kosovë, por sportit në përgjithësi.
Fetahu është edhe anëtar i komisionit ligjor të KOK-ut dhe FIBA-s.
Krahas rezultateve dhe organizimeve të ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, drejtuesit e federatave sportive tani po marrin edhe pozita të larta në federatat ndërkombëtare, pasi vitin e kaluar edhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, ishte emëruar anëtar i Bordit të Unionit Evropian të Xhudos (EJU)”, - shkruan në faqen e KOK-ut.