Presidenti i Federatës së Basketbollit Shqiptar, Avni Ponari, tha se zgjedhja e Arben Fetahut (presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës) anëtar i Bordit të FIBA Evropës, është shumë e rëndësishme.
“Sot, në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, mbajtur në Mynih, Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu u votëbesua si anëtar i Komitetit Drejtues të organizmit më të madh kontinental në sportin e Koshit.
Për 4 vitet e ardhshme, Fetahu do të jetë pjesë e qeverisë së basketbollit europian.
Kjo është hera e parë që një shqiptar bëhet pjesë e forumit më të rëndësishëm të basketbollit në Europë.
Urime Arben! Urime Basketbolli i Kosovës”, ka uruar Ponari..