Los Angeles Lakers janë befasuar në ndeshjen e tretë finale të Konferencës së Perëndimit.
Të besuarit e trajnerit Darvin Ham kanë pësuar humbjen e tretë në po aq ndeshje në finalen e Konferencës së Perëndimit, pasi janë mposhtur para adhuruesve të vet nga Denver Nuggets me 11 pikë diferencë 108:119.
Kësisoj Nuggets tani janë në epërsi të thellë 3-0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në finalen e madhe të NBA.
Më meritori për fitoren e Nuggets ka qenë Jamal Murray i cili ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel me 37 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe qendra Jokic me 24 pikë e tetë kërcime, derisa Caldwell-Pope shtoi 17 të tjera në fitoren e tretë të Nuggets.
Anthony Davis me 28 pikë e 18 kërcime si dhe dytshja LeBron James e Austin Reaves me nga 23 pikë ishin më efikasit te Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e katërt do të zhvillohet sërish në Kaliforni, ku Lakers synojnë të bëjnë rikthimin e madh, derisa Nuggets i mjafton edhe një fitore për të kaluar tutje.