Scottie Pippen ka përdorur tone të ashpra në lidhje me karrierën e legjendës së NBA, Michael Jordan.
“E kam parë Jordan të luajë edhe para se të vinte te Chicago.
Nuk e di nëse e keni parë ju, por ishte një lojtar i dobët, që s’shihej me sy”, ka qenë komenti i Scottie Pippen.
Më pas, ai ka vijuar me deklaratën e tij: “Të luaje me të ishte një makth, i dobët në lojën një kundër një dhe në gjuajtje.
Papritur, bëhemi një ekip i madh dhe nisëm të fitojmë.
Të gjithë harrojnë se kush ishte më herët aty: N
jë lojtar që nuk ishte më i miri i kategorisë së tij”.