Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll tani do të vazhdojë me fazën e dytë përgatitore.
Vashat e drejtuara nga trajnerja Shemsije Stublla do të vazhdojnë me stërvitje në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nga 3 qershori deri më 8 qershor.
Në asistencë trajnerja Stublla do të ketë dy ndihmësit e saj Qëndrim Demi dhe Marko Roder, për të parë nga afër formën e “Dardaneve” të reja.
Pjesë e këtij grumbullimi janë 17 vajza nga klube të ndryshme të Kosovës, si dhe basketbolliste të cilat karrierën e tyre e vazhdojnë jashtë Kosovës, përfshirë këtu edhe Astera Tuhinan e cila luan në Amerikë.
Kosova U20 pozicionohet në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë. Kampionati Evropian do të zhvillohet në Kraiova të Rumanisë nga 28 korriku deri më 6 gusht.