Basketbollistët malazezë shkaktuan tensione në Lojërat Evropiane për shtetet e vogla në basketboll.
Përzgjedhja e Malit të Zi ka qenë duke humbë me rezultat 84:80 nga Malta, dhe ndeshja u ndërpre 10 sekonda para përfundimit.
Arsyeja ishte se pas tensioneve të mëdha në fushë dhe nga pakënaqësitë e “të kuqve” me vendimet e arbitrit.
“Basketbollistet e Maltës patën mbështetje të madhe nga tribuna, ndihmë nga arbitrat dhe mundën ekipin malazez.
60 sekondat e fundit u takuan gjyqtarëve që ‘gjykuan’ ndeshjen, në rezultatin 82:80, kur kishin mbetur 14 sekonda, i dhanë gabim teknik Nenad Vukoviqit.
Nga konflikti verbal, i cili nisi në çerekun e fundit, 10 sekonda të mbetura nuk përfunduan”, shkruan mes të tjera media malazeze “Pobjeda”.