Basketbollistët e rinj të Kosovës U14 janë mundur nga moshatarët e tyre të Maqedonisë Veriore me rezultat 71:75 (20:16, 21:22, 13:20, 17:17), në turneun e FIBA YDF-së që po zhvillohet në Prizren.
Dardanët kanë luftuar deri në fund, ku pësuan humbjen e parë në çastet e fundit të ndeshjes.
Te Kosova u dalluan Egzon Fazlija me 13 pikë e 20 kërcime, Enes Gashi me nëntë pikë e 19 kërcime dhe Lis Mehmeti me 19 pikë.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, Maqedonia Veriore ka mundur Kosovën 101:23.
Kosova të premten (nesër) do të ndeshet me Rumaninë, vashat nga ora 17:00 dhe djemtë nga ora 19:00.