Këshilltarja Ligjore për Sport në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Enea Hajdari është duke marrë pjesë në programin FIBA Foundation European Youth Leadership Program
Punëtoria në kuadër të këtij programi po zhvillohet në Gjenevë, e cila ka filluar më 14 dhe do të përfundoj më 18 qershor.
Programi është një mundësi për të zgjeruar kuadrot e të rinjve të angazhuar brenda Federatave anëtare të FIBA-s.
Gjithashtu si pjesë e programit pjesëmarrësit do të krijojnë projektet e tyre për ndikim social/mjedisor në FIBA Kampionatet Evropiane të kategorive të reja gjatë vitit 2023.
Gjatë kësaj punëtorie Hajdari gjithashtu do të jetë pjesë e organizimit të FIBA Open, turneut 3x3 ndër më të mëdhenjtë në Zvicër.