Meshkujt e Kosovës nuk i kanë nisur kualifikimet për në FIBA 3x3 Europe Cup në mënyrën më të mirë.
Kosova 3x3 te meshkujt u mposht nga Andorra me rezultat 19:11 në ndeshjen e parë në kualifikimet e FIBA 3x3 Europe Cup.
Te “Dardanët” Arbër Sinani kishte katër pikë, Ardit Pepaj dhe Mërgim Jakupi nga tri pikë, kurse me një pikë e mbylli ndeshjen Atik Koshi.
Ndeshja e dytë e Kosovës në këtë garë do të jetë ndaj Shqipërisë me fillim nga ora 16:30, kurse ndeshja finale në grup do të jetë ndaj Irlandës nesër me fillim nga ora 09:00.
Rezultati final, 19:11 në favor të Andorrës.