Pas fitores ndaj Andorrës në ndeshjen e parë, vashat e Kosovës janë njoftuar me humbjen e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3x3, që po zhvillohen në Qipro.
Kosova ka pësuar humbje nga Luksemburgu me shifrat 17:4, në ndeshjen e dytë sot të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve të kësaj gare.
Saranda Daci ishte më e dalluara te Kosova me tri pikë të realizuara, ndërsa Enisa Kamerolli shënoi vetëm një pikë.
Ndeshja e fundit në grupe për vashat dardane do të jetë sot me fillim nga ora 17:45 kundër Qipros.