KB Peja ka njoftuar se Arian Qallaku ka vazhduar bashkëpunimin me klubin.
Qallaku do të jetë pjesë e Pejës edhe për një vit tjetër.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi pejan konfirmoi rinovimin e basketbollistit.
Ky njëherësh është viti i tretë radhazi që Qallaku është pjesë e Pejës.
"Djali i qytetit Verdhë e Zi, vazhdon rrugëtimin me Klubin e Basketbollit Peja.
Ariani do të mbetet pjesë e klubit tonë edhe për një vit tjetër", njofton KB Peja.