Basketbollisti Bardh Rexha ndahet me klubin e Rahovecit.
Ai e ka bërë të ditur vet largimin nga ky mjedis.
“Marrëveshja ime me KB Rahovecin ka përfunduar dhe nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin.
Falënderoj qytetin tim për dashurinë dhe përkrahjen e madhe, e cila më ndihmoi me u rritë shumë si lojtar,
Jam i hapur për bashkëpunime të reja pasi që nga tani jam lojtar i lirë”, njofton Rexha.