Klubi i basketbollit Ponte Prizreni ka bërë të ditur se Edmond Kryeziu rikthehet në mjedisin që ka luajtur për tre sezone në të kaluarën.
Prizrenasit e vlerësojnë si përforcim adekuat.
“Edmond Kryeziu pas 2 sezonave të kaluara në Rahovec, rikthehet në ekipin i cili kaloi 3 sezona e çka e bën më të veçantë është se Edo është njëri nga më meritorët që skuadra jonë para 5 edicioneve u inkuadruar në Superligë.
Edo është transferi i parë për edicionin e ri ku konfirmojmë që në sezonin që vjen do shohim një Ponte Prizreni”, njofton KB Ponte Prizreni.