Të dielën është mbajtur Kupa e Veteranëve në Prizren.
Fillimisht janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe më pas finalja.
Në ndeshjen e parë, Bashkimi mundi Pejën me shifrat 43:38.
Ndërkohë, Bashkimit në finale ju bashku Vëllaznimi, që mundi Prishtinën 48:35.
Kuqezinjtë fituan edicionin e parë të Kupës së Kosovës, pasi në finale shënuan fitore ndaj Bashkimit 42:30.
Ndërkohë, MVP i turneut të Kupës është shpallur Hysni Morina i Vëllaznimit.