Skandal i madh në Serbi, kurdisje të ndeshjeve që po e habitin botën.
“Një skandal i ri trondit Serbinë, 30 basketbollistë fiksuan ndeshjet”, ka shkruar mediumi kroat “Veçernj List’.
“Mediat serbe po shkruajnë për një skandal të ri me trukime ndeshjesh, këtë herë në basketboll.
Konkretisht, pohohet se rreth 30 basketbollistë janë nën hetim pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në trukime ndeshjesh afatgjatë në bashkëpunim me bastet”, shkruan më tej media kroate.