Klubi i basketbollit Rahoveci mbetet pa bord!
Ata japin dorëheqje të gjithë.
“Me anë të kësaj komunikate e njoftojmë opinionin publik, të gjithë sportdashësit dhe tifozerinë Vreshtarët, se, si Bord i KB Rahovecit, duke analizuar të gjithë rrjedhën e kampionatit, vështirësitë me të cilat jemi ballafaquar gjatë gjithë kampionatit, gjendjen e klubit në të cilën gjendet, në mënyrë unanime, jemi dakorduar të japim dorëheqje nga Bordi i KB Rahovecit.
Jemi munduar me të gjitha mundësitë që kemi të bëjmë më të mirën për klubin tonë të zemrës.
Shumë shpejt do ta ftojmë kuvendin e klubit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, me qëllim të riorganizimit të klubit.
Në fund, dëshirojmë të falënderojmë sponzorët dhe të gjithë publikun besnik të Rahovecit, të cilët nuk e lanë vetëm në asnjë ndeshje skuadrën tonë”, njofton Bordi i KB Rahovecit.