Basketbollisti Etnik Peci i bashkohet KB Eagle Golden Yllit nga Theranda.
Therandasit thonë se është një përforcim i madh dhe kanë synime të mëdha për edicionin e ri.
“Prezantimin e lojtarëve të rinj për këtë sezon e fillojmë me Etnik Pecin.
Etniku luan në pozitat 1/2 dhe vije nga kolegji Felicians (SHBA) ku luajti me një mesatare prej 31 minuta, 13 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime”, njofton KB Eagle Golden Ylli.