Situata në basketbollin e femrave në Shqipëri prej vitesh duket e zymtë. Kjo duket edhe në numrin e vogël të skuadrave pjesëmarrëse në kampionat: Vetëm 7 të tilla, duke bërë që të mungojnë lojtaret.
Kjo u vërtetua së fundi nga tërheqja nga kompeticioni Europian i kombëtares U-20, për shkak se nuk ka lojtare të mjaftueshme.
“Fakt: Ekipi U-20 vajza nuk mundi të organizohej këtë vit (2023) për arsye të kontigjentit të ulët të lojtareve aktive në kampionatet kombëtare me datëlindje 2003-2004”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Federata Shqiptare të Basketbollit, që sqaroi tërheqjen e ekipit U-20 nga Europiani.
Kjo deklaratë e FSHB erdhi pas vendimit që ajo mori për të rritur tarifat e regjistrimit të lojtareve të huaja dhe reduktimit të numrit të tyre në fushë: Vetëm 3 të tilla. “FSHB nuk ka patur dhe s’do të ketë kurrë një qasje negative ndaj lojtarëve të huaj, por ne kemi si detyrim zhvillimin e basketbollit në Shqipëri”, shkruan FSHB.
“Kjo ka të bëjë edhe me nivelin e lojës, por më shumë pe përhapjen e basketbollit në Shqipëri, rritjen profesionale të lojtareve dhe trajnerëve, me qëllim përfaqësimin sa më dinjitoz në ekipin kombëtar”, sqaron më tej Federata e Basketbollit.
Shqipëria synonte të përfaqësohej me 6 ekipe moshash në kampionatet Europiane të kësaj vere: U-16, U-18, U-20, djem e vajza, pa përmendur kombëtaren e të rriturve. Gjithsesi, tashmë është fakt që kombëtarja U-20 vajza nuk do të përfaqësohet këtë vit,