Ponte Prizreni nuk qëndron duarkryq por përforcohet për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës.
Basketbollisti me përvojë Musab Mala i bashkohet skuadrës nga Prizreni.
“Super transferi i skuadrës, këtë edicion pa dyshim që do jetë Musab Mala.
Musab Mala emër i njohur në basketbollin e Kosovës i cili tash gjendet në përfaqësuesen e Kosovës do jetë përforcim superior për skuadrën bardh e zi.
27 vjeçari vjen nga skuadra e KB Trepça ndërsa në të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave të Rahovecit, Bashkimit, Lipjanit, dhe Borea.
Mala me entuziazëm të madh pret debutimin me skuadrën por edhe klubi ndihet shumë komod që në radhët e veta ka shtuar një super lojtarë e super personalitet.
Nuk mbarojmë me kaq, në javët në vijim do i prezantojmë edhe dy super përforcime të huaj!”, njofton Ponte Prizreni.