Kombëtarja U-20 në basketboll për djem u klasifikua në vendin e 19-të në Divizionin B të Europianit të kësaj grupmoshe, turne që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Eni Llazani arriti të fitojë vetëm ndeshjen e fundit në këtë turne, atë ndaj Azerbajxhanit, 65-59, duke u renditur në vendin e 19-të.
Më herët, Shqipëria kishte humbur katër ndeshjet e Grupit D, duke u klasifikuar në vendin e fundit.
Gjithsesi, kuqezinjtë vijuan garën për pozicionet 17-20, duke humbur dy sfidat e para dhe fituar vetëm sot.
Shqipëria pati mundësi të fitonte edhe ndaj Zvicrës në grup, por u mund në kohën shtesë, duke mos marrë atë që pritej.
Rezultatet e kombëtares U-20
Grupi D: Shqipëri-Holandë, 65, 97
Grupi D: Shqipëri-Finlandë, 46-107
Grupi D: Shqipëri-Zvicër, 79-81
Grupi D: Shqipëri-Letoni, 57-99
Vendet 17-20: Shqipëri-Sllovaki, 70-72
Vendet 17-20: Shqipëri-Luksemburg, 64-90
Vendet 17-20: Shqipëri-Azerbajxhan, 65-59