Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur bindshëm Zvicrën në ndeshjen e parë kualifikuese të Eurobasket 2025.
“Dardanët” shënuan fitore me rezultat të thellë 76:49.
Çereku i parë ishte tejet i barabartë me Kosovën që e mbylli vetëm me dy pikë epërsi 18:16.
Më i dalluari te Kosova ishte kapiteni Dardan Berisha me 20 pikë, ndjekur nga Dominic Artis që debutoi me 19 sosh, derisa te Zvicra la “shenjë” vetëm Toni Rocak me 12 pikë.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë kundër Danimarkës më 26 korrik.