Mirko Novosel, legjenda e basketbollit kroat, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Novosel ka luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, ku filloi karrierën e tij si trajner.
Ai drejtoi Cibonën nga viti 1967 deri në vitin 1971 dhe nga viti 1976 deri më 1988, me këtë ekip fitoi 2 kampionate evropiane, 2 kupa të fituesve të kupave, 3 kampionate ish jugosllave dhe 9 kupa të ish Jugosllavisë.
I vetmi klub i huaj që ai drejtoi ishte Napoli në fund të dekadës së parafundit të shekullit të 20-të.
Në vitin 1985, Mirko Novosel u shpall trajneri më i mirë i basketbollit evropian, dhe në vitin 2000 ishte në garë për hyrje në Sallën e Famave të Basketbollit dhe u nominua përsëri dhe u pranua në vitin 2007.
Ai është gjithashtu ishte anëtar i Hall of Fame FIBA në Madrid.