Në Kampionatin Evropian, Divizioni C që po zhvillohet në Prishtinë për meshkuj U16 janë zhvilluar dy ndeshje.
Shqipëria ka mundur San Marinon 73:67, në një ndeshje të ekuilibruar.
Ndërkohë, Armenia ka mundur Qipron me shifrat 76:63.
Takimet do të vazhdojnë nesër, me katër sfida, ku Dardanët e rinj nga ora 20:00 do të ndeshen me Gjibraltarin.