Klubi i basketbollit Sigal Prishtina mburret me basketbollistët e saj që luajnë në kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Dardan Berisha me Kosovën dhe Daniel Lekndreaj me Shqipërinë.
“Me krenari e përgjegjësi Dardan Berisha me Kosovën dhe Daniel Lekndreaj me Shqipërinë, japin super paraqitje.
Dy lojtarët të cilët mishërojnë fanellat e tyre edhe një herë dolën në pah si lojtarët më të dalluar në ndeshjet kualifikuese të EuroBasket.
Dali me plot energji e dëshirë për lojë pati saktësi briliante 57 për qind nga perimetri, teksa shënoi 20 pikë e 2 asistime! Në anën tjetër Lekndreaj me double-double monstruoz (20 pikë, 13 kërcime) ishte më i miri në paraqitjen me Kombëtaren e tij!
Paraqitjet e tyre dje tregojnë për cilësinë që kanë dhe se sa të rëndësishëm janë për klubin drejt synimeve të qarta”, mburret KB Sigal Prishtina..