Ka përfunduar sot Kampi Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ky kamp filloi më 18 korrik në “Loyola Gymnasium” në Prizren, aty ku ishte organizuar edhe vitin e kaluar.
Në këtë kamp morën pjesë fëmijët e gjeneratës së lindur më 2010-2011, në të dyja konkurrencat nga e gjithë Kosova.
Fëmijët apo basketbollistët e rij janë vëzhguar nga trajnerët/et gjatë gjithë kohës, dhe shihen si shpresa për të ardhmen e kombëtares së Kosovës.
Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e kombëtares të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.