Ylli i Boston Celtics rinovon kontratën

Basketboll

Ylli i Boston Celtics rinovon kontratën

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:58
Brown

Basketbollisti i Boston Celtics, Jaylen Brown, nga dita e sotme është bërë lojtari më i paguar në historinë e NBA. 26-vjeçari rinovoi kontratën me skuadrën e Celtics, nga e cila do të përfitojë 304 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme. Pra, më shumë se 60 milionë në sezon.

Një shifër që shkruan historinë e NBA-së edhe pse sipas specialistëve kjo gjë pritej, duke parë paraqitjet e Brown, që shkëlqeu sezonin e fundit me Boston.

Çuditërisht, ai nuk u përshi në ekipin e parë të sezonit të kaluar në NBA, por në peshëshen e dytë. Gjithsesi, kjo nuk e ndali të nënshkruajë kontratën e re, që kalon ndjeshëm atë të Nikola Jokic (276 milionë dollarë në 5 vite me Denver).

Kjo kontratë pritej të zyrtarizohej kohë më parë, por lojtari ka qenë me pushime në Spanjë dhe vetëm ditët e fundit është rikthyer në Boston, ku dhe ka hedhur firmën në kontratën e re, pasi kreu vizitat mjekësore.

Lajmin e konfirmoi Jasin Glushon, agjenti i basketbollistit.

Skuadra e Boston ka luajtur në 3 finale të Konferencës së Lindjes në 4 vitet e fundit dhe Jaylen Brown ka qenë një nga lojtarët më të mirë. Ai formon një dyshe të jashtëzakonshme me Tatum, që verën e ardhshme edhe ai mund të nënshkruajë një kontratë të re, për të thyer këtë rekord të shokut të skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat