Djali i LeBron James lë spitalin pas arrestit kardiak

Basketboll

Djali i LeBron James lë spitalin pas arrestit kardiak

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:11
LeBron James

Bronny James, djali i basketbollistit LeBron James, ka lënë spitalin “Cedars-Sinai Medical Center”, ku ishte shtruar për shkak të një arresti kardiak.

Tashmë 18-vjeçari ndodhet në shtëpi pranë familjarëve të tij, ndërkohë që paniku i dy ditëve më parë ka kaluar.

Djaloshi mbërriti në spital i pavetëdijshëm për atë që ndodhi, por i stabilizuar dhe pa probleme neurologjike.

Sipas një zëdhënësi të familjes, i riu ka qëndruar vetëm 48 orë në spital dhe tashmë po vijon mjekimin pranë familjarëve të tij.

Pas kësaj ngjarje, ka folur për herë të parë LeBron James, që ka falënderuar të gjithë personat që janë lutur për shërimin e shpejtë të djalit të tij. “Dua të falënderoj personat e panumërt që kanë drejtuar drejt familjes tonë lutje dhe dashuri”, tha “king James”.

“Tani të gjithë jemi më mirë.

Familja jonë është e bashkuar, e shëndoshë dhe ndjejmë dashurinë tuaj dhe për këtë ju jemi mirënjohës. Kur të vijë momenti do t’ju them të tjera gjëra, por tani dua t’ju falënderoj të gjithëve për ndihmën tuaj”, u shpreh LeBron James.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat