Kombëtarja U-16 në basketboll për djem u klasifikua në vendin e gjashtë në Europianin e kësaj grupmoshe, Divizioni C, turne që u zhvillua në Prishtinë.
Në këtë turne, kombëtarja kuqezi arriti tri fitore e tri humbje, duke bërë një paraqitje të mirë.
Në fazën e grupeve, Shqipëria fitoi në ndeshjen e parë ndaj San Marino dhe më pas pësoi tri humbje radhazi: Ndaj Qipro, Azerbajxhan dhe Armenisë.
Shqipëria e drejtuar nga trajneri Vladimir Xheka luajti për vendet 5-9, ku mposhti Gjibraltarin dhe Maltën, duke u renditur në vendin e gjashtë.
Rezultate, kombëtarja U-16
Grupi B, Shqipëri-San Marino, 73-67
Grupi B, Shqipëri-Qipro, 51-110
Grupi B, Shqipëri-Azerbajxhan, 67-87
Grupi B, Shqipëri-Armeni, 59-87
Vendet 5-9, Shqipëri-Gjibraltar, 69-50
Vendet 5-9, Shqipëri-Maltë, 96-47