Një lajm i tmerrshëm vjen nga Greqia.
Klubi i basketbollit Panionios ka njoftuar për vdekjen tragjike të lojtarit të tyre, Donovan Marshall.
Së fundmi amerikani ka nënshkruar kontratë me klubin e Athinës dhe pritej që në ditët në vijim t'i bashkohet bashkëlojtarëve në përgatitje për sezonin e ri.
Mirëpo nga Amerika ka ardhur një lajm tragjik për vdekjen e tij në një aksident trafiku, të cilin e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.
Së shpejti klubi u njoftua dhe i dha lamtumirën lojtarit të tij.
“Familja Panionios është tronditur nga vdekja e parakohshme e Donovan Marshall Johnson.
Me këtë rast i shprehim dhimbjen dhe ngushëllimet e sinqerta familjes së tij.
Lajmi tragjik i humbjes së tij në moshën 31-vjeçare na tronditi.
U prehsh në paqe i dashuri ynë”- njoftoi klubi nga Athina.