Vëllaznimi i Gjakovës gradualisht po e kompleton ekipin për edicionin e ri.
Gjakovarët përforcohen me basketbollistin Jon Ukaj.
“Jon Ukaj vishet ‘kuq e zi’.
Konfirmojmë zyrtarisht se Jon Ukaj do të përforcojë skuadrën tonë për sezonin 2023/2024.
Si një nga emrat më të shquar të përfaqësueses së Kosovës U-20, Jon Ukaj i bashkohet Vëllaznimit nga skuadra Giesse në Gjermani ku ka shfaqur paraqitje mjaft impresive.
Me Jon Ukajn, KB Vëllaznimi konfirmon edhe një herë se u jep hapësirë top lojtarëve të rinj të talentuar – duke kontribuar në rritjen e cilësisë së basketbollit në vendin tonë”, njofton KB Vëllaznimi.