Kosova ka shënuar fitore në frymën e fundit në Fribourg, me rezultat 76:72 (20:21, 15:18, 21:22, 20:11) ndaj Zvicrës, në ndeshjen e xhiros së katërt të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian 2025 në basketboll.
Ndeshja u zhvillua në Fribourg të Zvicrës.
Kosova është lider me 5 pikë në Grupin H por ka një ndeshje më shumë se Danimarka që ka 4 sosh dhe Zvicra është në fund 3.
Çereku i parë me rivalitet mes Zvicrës dhe Kosovës.
Zviceranët avancuan me 2:0, më pas rezultati përmbyset dhe 4:10 për Kosovën në minutën e 3-të.
Një seri fantastike e Zvicrës, 7:0 dhe kalojnë në epërsi me 11:10 në minutën e 5-tl, duke u barazuar shifrat 14:14.
Në minutën e 8-të, Zvicra shtoi epërsinë në 4 pikë (18:14).
Çereku i parë përfundoi 21:20 për Zvicrën.
Në minutën e 12-të, zviceranët thellojnë epërsinë në 26:22.
Zviceranët administrojnë lojën më mirë dhe në minutën e 15-të shkëputen në epërsi me 7 pikë (33:26).
Zvicra po luan më mirë, e cila udhëheq me 39:30 në minutën e 19-të dhe përfundojnë 20 minutat e parë me 39:35.
Në minutën e 23-të, rezultati ngushtohet 42:40, pastaj barazohet 47:47.
Në minutën e 28-të, rezultati i ngushtë (52:50) për të thelluar epërsinë në 61:56.
Kosova oshte në disavantash në minutën e 34-të në shtatë pikë (65:58), por shpejt ngushtohet në 68:66.
Në minutën e 36-të, Kosova kaloi në epërsi me një pikë (68:69), pastaj barazohet 71:71, pastaj 72:71, 72:73.
Sekondat e fundit drithërues por Kosova ruan epërsinë dhe fiton me katër pikë dallim.
Basketbollisti Dommic Artis me 22 pikë është më efikasi të Kosova, i ndihmuar nga Drilon Hajrizi me 17 e Dardan Berisha 14 dhe të Zvicra Yanic Konan Niederhauser ka shënuar më së shumti pikë, 14.
Ndeshjen finale për vend të parë e luan me 5 gusht kundër Danimarkës.