Kombëtarja U-18 në basketboll për djem ka mbyllur aventurën e saj në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe, zhvilluar në Portugali.
Një event ku kuqezinjtë kanë zhgënjyer, duke mos arritur dot asnjë fitore dhe janë renditur në vendin e fundit, atë të 22-të.
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Mikel Sërbo luajti 7 ndeshje në këtë turne, duke mos fituar dot asnjë. Në takimet e Grupit B, Shqipëria u mund nga Mali i Zi, Gjeorgjia, Bosnja, Sllovakia e Hungaria.
Më pas nisën ndeshjet për renditjen përfundimtare, ku kuqezinjtë u mundë edhe nga Norvegjia e së fundi edhe nga Kosova. Për pasojë, Shqipëria u klasifikua në fundin e tabelës së renditjes, duke qenë shumë larg pritshmërive.
Rezultate, kombëtarja U-18
Grupi B, Shqipëri-Mali i Zi, 68-99
Grupi B, Shqipëri-Gjeorgji, 50-107
Grupi B, Shqipëri-Bosnjë/Herzegovinë, 51-92
Grupi B, Shqipëri-Sllovaki, 40-82
Grupi B, Shqipëri-Hungari, 48-56
Vendet 17-22, Shqipëri-Norvegji, 31-93
Vendet 21-22, Shqipëri-Kosovë, 64-85