Kombëtarja e Kosovës bë basketboll po bëhet gati për një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe vendimtare që do ta zhvillojë këtë të shtunë.
“Dardanët” do ta presin Kombëtaren e Danimarkës në ndeshjen direkte për vend të parë në rrethin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.
Basketbollistët e Kosovës e kanë kërkuar edhe mbështetjen e publikut për ta mposhtur kundërshtarin në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren.
E me një vide-mesazh të shkurtër para kësaj loje kanë dalë dy basketbollistët e Kosovës, Drilon Hajrizi dhe Musab Mala.